Messi apo Maradona? Ja kë zgjedh Pique

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique thotë se qëndrueshmëria e Lionel Messit e bën atë një lojtar më të mirë se Diego Maradona.

Dy nga më të mirët e futbollit shpesh janë krahasuar me njëri-tjetrin, pasi të dy kanë luajtur për Barcelonën dhe Argjentinën.

Sidoqoftë, ndërsa Pique ka lavdërime të larta për arritjet e Maradonës, ai beson se jetëgjatësia e përformancave të nivelit të lartë të Messit e bën atë si më të mirën.

“Maradona ishte një lojtar unik në historinë e futbollit, ai kaloi nëpër Barcelonë dhe Napoli. Ai do të mbahet mend përgjithmonë”, tha Pique në një konferencë për shtyp.

“Por nëse më pyetni të zgjedh mes Leo apo Diego, unë do të thoja Messi për shkak të qëndrueshmërisë së tij dhe magjisë që prodhon çdo ditë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *