Lajmi i fundit: Duel i tretë Wilder – Fury

Deontay Wilder ka bërë të ditur se do të kërkojë meç të tretë me Tyson Fury.

Këtë të shtunë, në ‘MGM Grand’ të Las Vegasit, Fury e mposhti Wilderin me nokaut teknik (TKO) në rund të shtatë, duke i marrë titullin e WBC-së në peshat e rënda.

Ndeshja e tyre në dhjetor të 2018-ës ishte mbyllur në barazim, ndërsa Fury arriti ta fitojë rimeçin e shumëpritur, më shumë se një vit më vonë.
Por, duket se do të ketë një meç të tretë.

Kjo pasi Wilderi do të aktivizojë klauzolën e rimeçit, për t’u përballur sërish me Furyn.

Këtë vendim për të aktivizuar klauzolën e rimeçit, boksieri amerikan 34-vjeçar e ka bërë të ditur për The Athletic, përcjell Insporti, duke shtuar se ishte kostumi i rëndë që e kishte veshur para meçit, ai që ndikoi në performancën e tij, pasi i kishte lodhur këmbët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *