Mësohet arsyeja e mungesës së Arbër Zenelit ndaj Greqisë

Anësori i Kombëtares së Kosovës, ishte pjesë e ‘Dardanëve’ në ndeshjet kundër Maqedonisë dhe Sllovenisë, por është larguar nga kampi i kombëtares, para ndeshjes me Greqinë.

Gazetari i Supersport Kosova, Arlind Sadiku, në një lidhje të drejtpërdrejt nga Athina, ka konfirmuar se Arbër Zeneli është i lënduar, dhe kjo është arsyeja e mungesës te kombëtarja.

Zeneli ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Sllovenisë, dhe kjo do të bëjë që ai të mungojë edhe te skuadra e tij në Ligue 1, Reims.

Dyshime për lëndim ka edhe për Valon Berishën, i cili po ashtu mungon në ndeshjen kundër grekëve.

Ndeshja e radhës e Reims në Ligue 1, është kundër Lorient.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *