“Kosova do të dalë nga kjo mini-krizë”

Ish-përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki në emisionin “Dardanët” në RTK, ka thënë së skuadrën jonë po kalon në një krize, por ai beson së skuadra jonë, do të dalë nga kjo mini-krize.

Greqia dhe Kosova do të përballen sonte në Athinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Mendoj se po. Do të dalë nga kjo mini-krize. Normalisht se situata është e vështirë sepse po ballafaqohemi me pandeminë”, tha Bunjaki.

“Ecuria e zhvillimit ka ecur dhe Kosova është zhvilluar, por dëshira jonë është më u zhvillu edhe më shumë”, tha ai.

Ai ka shtuar së duhet shikuar historiatin e Kosovës nga kualifikimet e para e deri tek Liga e Kombeve.

“Krijimi i Ligës së Kombeve. Me vendosjen në Ligën D, ku me plotë meritë kaluam në Ligën C, nuk mund së mund të kemi aq shumë zhvillim të madh, megjithatë, Kosova ka fituar vetëbesimin”, theksoi Bunjaki.

Ndërkaq, Malsor Gjonbalaj, njohës i futbollit, mendon se mungesa e shumë lojtarëve në skuadër është problem i madh për përzgjedhësin e Kosovës. Megjithatë, Gjonbalaj beson së “Dardanët” sonte do të kenë paraqitje të mirë në duel me grekët. Ai thotë se loja e skuadrës greke ka ndryshuar nën drejtimin e trajnerit holandez.

“Duke parë mungesën e shumë futbollistëve është vështirë për selektorin. Ekipi ynë për herë të parë mu ka dukur i shthurdhur në ndeshjen e kaluar. Situata më pandeminë ka ndikuar shumë në skuadrën tonë, sepse kjo situatë ndikon shumë tek skuadrat e vogla”, tha Gjonbalaj.

“Mungesa e lojtarëve, nuk mendoj se do të kemi paraqitje të dobët, por mendoj se këta djem do të kenë paraqitje të mirë. Trajneri holandez e ka ndërruar lojën e grekëve, por mendoj se do të ketë angazhim të madh tek futbollistët e Kosovës”, pohoi Gjonbalaj.

Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës nis në orën 20:45 dhe transmetohet në RTK1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *