Merkato: Këto janë top 5 transferimet që pritet të ndodhin në orët e fundit

Skuadrat më aktive të merkatos së janarit deri më tani kanë qenë Inter, Roma, Barcelona, por lëvizjen më të madhe e bëri Borussia Dortmund.

Gjithsesi, skuadrat nuk janë dorëzuar akoma, dhe gjigantët si Manchester United, Barcelona, Chelsea, Arsenal dhe skuadra të ndryshme janë të vendosura të përforcojnë repartet ku kanë pasur ngecje gjatë gjysmë-sezoni të parë.

Deri në këtë pikë të merkatos, transferimet që morën vëmendjen më të madhe ishin ato të Erling Haaland, Zlatan Ibrahimovic, Ashley Young, Victor Moses e Christian Eriksen.

Por, merkatoja pritet të na sjell edhe lëvizje të tjera të mëdha, me Gareth Bale që merr vëmendjen në orët e fundit afatit kalimtar të janarit.

Më poshtë, lajmi.net ua përcjell lëvizjet më interesante që pritet të ndodhin në orët e fundit të merkatos së janarit:

Gareth Bale: Nga Real Madrid te Tottenham Hotspur

Layin Kurzawa: Nga PSG tek Arsenal

Bruno Fernandes: Nga Sporting Lisbona te Manchester United

Olivier Giroud: Nga Chelsea tek Inter

Danny Rose: Nga Tottenham te Newcastle United.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *