Sulmuesi shqiptar, Vrioni nënshkruan me Juventusin

Giacomo Vrioni është zyrtarisht futbollist i Juventusit, pasi lojtari sot ka nënshkruar me kampionët e Italisë.

Ai edhe pse ka nënshkruar me Juventusi, do të luajë për skuadrën e U-23 të këtij klubi, që bën gara në Serie C.

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë është prezantuar sot si lojtari më i ri i Juventusit.

Zonja e Vjetër sot ka arritur marrëveshje me Sampdorian për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit.

Vrioni u aktivizua sezonin e kaluar me Venecian, ndërsa pjesën e parë të këtij sezoni u aktivizua me Cittadellan, ku zhvilloi katër ndeshje.

Ai ka edhe ndeshje të zhvilluar me kombëtaren shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *