Mbyllet koha e rregulltë në ndeshjen Gjilani – APOEL Nicosia, çfarë po ndodhë në ‘Fadil Vokrri’?

Është mbyllur koha e rregulltë prej 90 minutash në ndeshjen mes Gjilanit dhe APOEL-it në kuadër të raundit të parë kualifikues për Ligën e Evropës.

Pas 90 minutash, rezultati vazhdon të jetë baras 0:0.

Në kohën e rregulltë, APOEL-i u tregua skuadër më e rrezikshme, por mbrojtja e Gjilanit rezistoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Madje, APOEL-i e kishte edhe një rast të shënonte nga pika e bardhë në minutën e 79-të, por dështoi ta bënte këtë.

Ndeshja po luhet në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri”.

Ndeshja po transmetohet drejtpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ndryshe, Gjilani e nisi me fitore aventurën evropiane duke e mundur në ndeshjen e parë parë Tre Pennen e San Marinos me rezultat 3:1 në udhëtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *