Katalunesja SPORT: City ofron 100 milionë dhe tre lojtarë për Messi

Kapiteni i Barcelonës Leo Messi raportohet se i ka thënë Pep Guardiola që ai dëshiron t’i bashkohet atij në Manchester City dhe “qytetarët” janë duke e përgatitur një ofertë 100 milionë euro plus tre lojtarë për Barcelonën

Interi është lidhur me një transferim të yllit argjentinas, i cili dëshiron ta shkëput kontratën e tij me klubin katalunas.

Mirëpo, raportet në Spanjë thonë se City është në pozitë shumë më të mirë pasi që ka përgatitur një ofertë të mirë që me gjasë do t’i bind katalunasit.

E përditshmja Sport raporton se Messi tashmë e ka kontaktuar trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola dhe se ai dëshiron që t’i bashkohet trajnerit të Barçës në Angli.

Skuadra e Premier Ligë raportohet se dëshiron që të ofrojë 100 milionë euro plus lojtarët Gabriel Jesus, Bernardo Silva dhe Eric Garcia për t’i bindur Blaugranan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *