Llapi triumfon ndaj Prishtinës, bën hap të madh drejt finales së madhe

Llapi ka mposhtur Prishtinën në takimin gjysmëfinal të Kupës së Kosovës me rezultatin 3-2.

Skuadra e Tahiri Batatines ka bërë befasi të madhe, duke u kualifikuar për në finale të Kupës së Kosovës, duke mposhtur Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me shifrat 3-2.

Golat për Llapin i shënuan Ahmed Januzi (6′, 59′), Kushtrim Shabani 62′, ndërsa për Prishtinën realizuan Albin Prapashtica 66′ dhe Pefqeli 90′.

Siç dihet, ky trofe është bërë më i çmueshëm në vitet e fundit pasi fituesi i saj e siguron edhe pjesëmarrjen në Ligën e Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *