Llapi shkëput kontratën me këtë futbollist

KF Llapi ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me qendërmbrojtësin Eglentin Gjoni me një marrëveshje të dyanshme.

Kontrata e Gjonit ishte e vlefshme edhe për pjesën e mbetur të këtij edicioni të Superligës së Kosovës.

“Duke qenë në dijeni se futbollisti gjatë periudhës së qëndrimit tek KF Llapi ishte përballur me lëndimin e gjurit që i pamundësonte rikthimin në fushat e blerta, K.F. Llapi dhe Eglentin Gjoni e panë të arsyeshme dhe më korrekte të përmbyllnin marrëveshjen para kohe.”, thuhet në njoftimin eklubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *