Derbi i kosovarëve në Francë përfundon pa fitues

Ka përfunduar pa fitues ndeshja Reims-Dijon në Ligue 1 të Francës. Në këto dy ekipe luajnë tre futbollistë të Kombëtares se Kosovës. Arbër Zeneli nuk i ka kompletuar të 90 minutat e ndeshjes pasi që është larguar nga loja në minutën e 66-të, por 90 minuta kanë luajtur Valon Berisha e Bersant Celina

Reims-Dijon ishte ndeshja që shumë kosovarë kishin zgjedhur për ta shikuar sonte, sidomos tifozët dardanë.

Por, ishte një ndeshje më shumë pak raste të krijuara nga të dyja ekipet si dhe me dy skuadrat që nuk arritën të shënojnë gol për 90 minuta lojë.

Reims ishte për një nuancë më e mirë pasi që pati posedimin e topit dhe pati 9 sulme të organizuara në drejtim të portës së Dijon. Mysafirët sulmuan tetë herë portën e Reims.

Dijon nuk arriti që të godas portën asnjëherë kurse Reims pati 3 goditje në portë.

Arbër Zeneli nuk luajtur tërë këtë ndeshje pasi që u zëvendësua me Cafaro në minutën e 66-të.

Por në 66 minuta, Zeneli pati dy krosa në zonë dhe një goditje në portë nga gjuajtja e lirë, e cila u devijua në korrner.

Valon Berisha në anën tjetër pati rastin më të mirë për të shënuar në këtë ndeshje kur goditi topin në zonë në minutën e 59-të por me vështirësi atë e priti portieri i Dijon.

Berisha pati edhe një goditje qëndrore në portë në minutën e 34-të.

Bersant Celina në anën tjetër ishte shumë aktiv sonte dhe vazhdimisht bëri krosime nga goditjet nga këndi por edhe gjatë lojës së hapur.

Kosovari pati mundësinë që të shënonte në minutën e tretë shtesë të ndeshjes ku mori një top të mirë por që goditja e tij u bllokua nga një mbrojtës i Reims.

Ky barazim lë në pozitën e 15 Reims me 18 pikë derisa në zonën e rrezikshme për të rënë nga liga është Dijon ku ngritët në vendin e 18-të dhe ka vetëm 12 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *