Arbëria blindon talentët e klubit

Arbëria e Dobrajës po mendon në periudha afatgjate.

Klubi lipjanas ka njoftuar sot se ka nënshkruar kontrata me tre talentë tř klubit.

Bëhet fjalë për Drin Zhegrova, Albin Uka dhe Shkodran Uka.

Njoftimi i klubit

Kemi kënaqesinë të ndajmë këtë lajm shumë të lumtur për ne, me ju!
Sot klubi KF Arbëria ka nënshkruar kontartë afat gjate me tre talentët e dalur nga akademia e futbollit të Arbërisë.
Ata janë tre djem të rritur në fshatin Dobrajë, dhe pjesë e shkollës së futbollit KF Arbëria në të gjitha grupmoshta.

Drin Zhegrova ( 16 ) , i cili luan në poziten e qendër sulmuesit dhe është një futbollist i talentuar dhe i diciplinuar, i cili ka shumë për të dhënë në të ardhmën!

Albin Uka ( 15 ) , luan në pozitat e mbrojtës dhe mesfushor, pa dyshim i talentuar dhe i diciplinuar me një të ardhme të ndritur.

Shkodran Uka ( 17 ) , i cili luan si sulmues krahu, një talent i pa diskutueshëm dhe i diciplinuar!

Djelmoshat tanë pa asnjë dyshim që shumë shpejtë do të jenë krenaria jonë, dhe meritojnë gjithë mbeshtetjen dhe kurajon e të gjithëve.

Një falenderim në veçanti për trajnerët e grupmoshave të akademisë, të cilët po bëjnë një punë të madhe në nxjerrjën e talentëve të së ardhmës.

KF Arbëria ju dëshiron mirëseardhje në kategorinë senior të klubit, duke uruar shëndet dhe suksese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *