Liverpooli i Superligës Evropiane ndalet nga Leeds

Liverpooli nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 ndaj Leeds United,në ndeshjen e fundit të javës së 32-të në Premierligë.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 31-të kur Arnold asistoi për Manen, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në portën e boshatisur, shkruan GE.

Leeds më pas kërkoi golin e barazimit dhe atë e gjeti tek në minutën e 87-të ku Llorente shënoi për epilogun e këtij takimi.

Me këtë barazim, Liverpooli shkon në kuotën e 53 pikëve në vendin e gjashtë.

Në anën tjetër, Leeds United mbetet i 10-ti me 46 pikë të tubuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *