Leeds ironizon me Liverpoolin pas ndeshjes, ja si e quan

Liverpool ka lëshuar dy pikë, duke barazuar në fund me Leeds Unitedin.

“Reds” nuk ia dolën të mbajnë avantazhin, duke përfunduar ndeshjen me rezultat të barabartë 1 – 1.

Pas ndeshjes, me anë të një postimi në rrjetin social, Twitter, Leeds ka ironizuar me Liverpoolin, duke e quajtur Liverpoolin si ekip i Superligës, kjo pasi ekipi i Klopp është njëra ndër ekipet pjesëmarrëse të Superligës Evropiane.

“LUFC mbajti ekipin e Superligës, Liverpoolin në barazim 1-1”

Pas këtij barazimi, Liverpool renditet në pozitën e gjashtë me 53 pikë, derisa Leeds qëndron në vendin e 10-të me 46.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *