Liridon Kalenderi zë vendin e dytë në garën automobilistike ndëkombëtare

Garuesi kosovar i automobilizmit, Liridon Kalenderi, ka arritur rezultat historik, duke dalë i dyti në garën ndërkombëtare malore, FIA Hill Climb Masters, që u mbajt në Braga të Portugalisë.

Kalenderi zuri vendin e dytë në Grupin 4 të Kategorisë 2, me kohën 1 minutë 25,68 sekonda, duke ngecur për 0,370 sekonda me vendin e parë, njofton KOK-u.

Përfaqësim të suksesshëm patën edhe garusit e tjerë: Bardhyl Canolli, Faton Rama, Arijeta Rysha, Mimoza Jetullahu, valon Jaha dhe Gazmend Demolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *