Challandes konfirmon se lojtari i rëndësishëm i Kosovës është i gatshëm ndaj Gjeorgjisë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes është duke e mbajtur një konferencë për gazetarë para duelit me Gjeorgjinë.

Challandes ka konfirmuar se anësori, Lirim Kastrati është i gatshëm për lojë dhe se do të jetë pjesë e ekipit.

“Sa i përket Lirim Kastratit është 100 për qind i gatshëm dhe është pjesë e ekipit për ndeshjen e nesërme”, tha Challandes në konferencë.

Kosova përballet të martën me fillim nga ora 20:45 më Gjeorgjinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *