Ky kanal televiziv shqiptar nga Kosova e transmeton LIVE finalen e FA CUP: Liverpool-Chelsea

150 vite që nga finalja e parë e FA Cup, dy gjigantët anglezë Liverpool dhe Chelsea takohen sot në stadiumin “Wembley” për të luftuar për trofeun e kësaj gare.

Në rrugëtimin deri në finale, Chelsea në çerekfinale e mposhti 2:0 Middlesbrough, kurse në gjysmëfinale e eliminoi skuadrën e Crystal Palace me rezultat të njëjtë 2:0.

Në anën tjetër, Liverpooli në çerekfinale e eliminoi Nottingham Forest me rezultat minimal 1:0, kurse në gjysmëfinale e eliminoi Manchester Cityn me rezultat 3:2.

Ky është takimi i dytë i këtyre dy skuadrave në një finale angleze, ku Liverpooli e mposhti Chelsean në finale të Carabao Cup të këtij sezoni, përmes penalltive të cilat përfunduan 11:10 për “Të Kuqtë”.

Kjo ndeshje transmetohet LIVE në SuperSport Kosova 1 dhe SportSport 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *