Ky kanal televiziv shqiptar nga Kosova e transmeton direkt ndeshjen Manchester City – PSG

Sot do të luhen ndeshjet e radhës të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve, ku bie në sy përballja mes skuadrës angleze Manchester City dhe gjigandit francez Paris Saint-Germain.

Teksa kërkojnë të hakmerren për humbjen e tyre në shtator në Parc des Princes, ekipi i Pep Guardiolës do kërkojë të ruajë vendin e parë në Grupin A.

Kurse, skuadra e drejtuar nga Pochettino do të kërkojë që të sigurojë kualifikimin për në raundin tjetër me një fitore eventuale në “Etihad Stadium”.

Ndeshja fillon prej orës 21:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *