Spalletti refuzon t’ia shtrijë dorën trajnerit të Spartak Moskës pas humbjes

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti ka refuzuar t’ia zgjasë dorën trajnerit të Spartakut të Moskës, Rui Vitorias pas ndeshjes.

Spartaku i Moskës e ka shënuar edhe fitoren e dytë kundër Napolit në kuadër të Grupit C në Ligën e Evropës.

Pas fitores 2-3 në “Diego Armando Maradona”, Spartaku ka fituar 2-1 edhe në Rusi.

Trajneri i vendasve pasi gjyqtari mbylli ndeshjen u nis në drejtim të Spallettit t’ia zgjasë dorën e tij, mirëpo Spalletti ngriti duart lart dhe vazhdoi drejt tunelit të dhomave të zhveshjes.

Vitoria ngase nuk e priste veprimin e trajnerit rival reagoi i hutuar.

Më poshtë mund ta shikoni momentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *