Kryendeshja e mbrëmjes në Champions: Man City – PSG, formacionet zyrtare

Kryendeshja e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve padyshim se luhet në stadiumin “Etihad” në Mançester nga ora 21:00.

Manchester City dhe Paris Saint-Germain do të masin forcat në duelin për vendin e parë në Grupin A.

“Qytetarët” kanë nëntë pikë në krye të tabelës, ndërsa parisienët kanë një më pak në vendin e dytë.

Ballafaqimi i parë në “Parkun e Princave” në Paris iu takoi Lionel Messit me shokë 2-0.

Trajnerët e dy skuadrave një orë para lojës kanë vendosur për 11-shet me të cilat do ta nisin takimin që pritet të sjellë spektakël në fushë.

FORMACIONET ZYRTARE:

MANCHESTER CITY: Ederson, Walker, Dias, Stones, Sterling, Gundogan, Zinchenko, Rodri, Silva, Mahrez, Cancelo.

PARIS SAINT–GERMAIN: Navas, Hakimi, Kimpembe, Marquinhos, Mbappe, Paredes, Neymar, Herrera, Nuno Mendes, Gueye, Messi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *