Interi me një këmbë në fazën tjetër të Champions, në pritje të ndeshjes së Realit

Interi e ka mundur 2-0 Shakhtarin dhe është me një këmbë në fazën tjetër të Champions League.

Vendasit triumfuan me dy gola të Edin Dzekos.

Dzeko i shënoi të dy golat në pjesën e dytë, brenda gjashtë minutave.

Fillimisht shënoi për 1-0 në minutën e 61-të dhe më pas për 2-0 në atë të 67-të.

Pas kësaj fitore, Interi është lider tani me 10 pikë dhe pret vetëm ndeshjen e Realit me FC Sheriff për të konfirmuar biletën për në fazën tjetër të Champions League.

Nëse Reali e mund Sherifin, Inter dhe Madrid do të kualifikohet tutje një ndeshje para fundit të fazës së grupeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *