Trajneri Bernard Challandes nuk do të jetë më në stolin e Kosovës.
Kjo gjë është bërë e ditur në konëfernecën e përbashkët mes trajnerit Bernard Challandes, presidentit Agim Ademi dhe Bajram Shala nga FFK.
Gazetarët pyetën të pranishmit në konferencë se kush do të jetë zëvendësues i zviceranit, e përgjigjja e tyre ishte kjo:
“Nuk kemi ende ndonjë përzgjedhje për trajnerin e ri, por që do të vazhdojmë për dy ndeshjet e radhës dhe më pas do të shikojmë se kush është opsioni”, ka deklaruar kreu i FFK-së.
Ndeshja e ardhshme e Kosovës do të jetë ndaj Greqisë, më 14 nëntor.