Pas shkarkimit, “Dardanët” kanë një mesazh për Challandesin

Bernard Challandes nuk do të jetë më trajner i Kosovës.

Kjo u bë e ditur përmes një konference të përbashkët me kreun e FFK-së, Agim Ademin.

Challandes, ndër të tjera u shpreh mirënjohës për përkrahjen e madhe nga “Dardanët”.

“Unë dua të them faleminderit edhe për federatën, tifozët që na kanë mbështetur vazhdimisht dhe na kanë dhënë motiv për të vazhduar me besimin për të bërë më tej dhe gjithmonë e kam ndjerë mbështetjen e tyre”, tha Challandes.

Ndërkohë, tani edhe tifozët e Kosovës kanë reaguar në rrjetin social Facebook duke e falënderuar për të gjitha.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Lamtumirat nuk janë asnjëherë momente të gëzueshme, sa janë çast i mirë për reflektim. Ne, tifozët e Kosovës, Bernard Challandes’in dëshirojmë ta falënderojmë për kontributin që dha te Kosova, me aq sa mundi të na ndihmojë. Çdo cikël e ka fundin e tij. I Challandes preku fundin, mirëpo ne do ta respektojmë për momentet e delirit që përjetuam nën drejtimin e tij në disa faza të caktuara.

Nga trajneri i ri dhe zyrtarët që do të punojnë me të, presim rezultate konform pritshmërive objektive, qasje serioze dhe profesionale, si dhe zell të punës.

Suksese pasardhësit, ndërsa trajnerit Challandes – faleminderit dhe shëndet”, thuhet në postim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *