Kombëtarja e Kosovës U17 i ka humbur shpresat për kualifikim në Evropianin e këtij viti, pasi ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë të rrethit elitë të kualifikimeve që po zhvillohen në Itali.
Dardanët U17 janë mundur nga skuadra nikoqire, Italia, me rezultat të ngushtë, 1:0. Golin e fitores italianët e realizuan nga penalltia në minutën e 75-të nëpërmjet Alessandro Bolzan.
Paraprakisht gjyqtari irlandez Rob Hennesy e vlerësoi si ndërhyrje të palejueshme një dyluftim për top të Davud Sylajt dhe Onofriettit.
Me këtë fitore Italia e ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Evropian, pasi ka 6 pikë pas dy ndeshjev.