Godet Batatina: Me formën momentale që kemi edhe Romën e Murinhohs e deklasojmë

Llapi ka shënuar sot një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Feronikelit duke e mposhtur me rezultat 2:0 dhe në këtë mënyrë sikur e ka konfirmuar pjesëmarrjen ne garat ndërkombëtare.

Megjithatë, Llapi nuk është i kënaqur me kaq dhe deri në fund të kampionatit ku i kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje, përveç Kupës së Kosovës ku luan në finale me Dritën, Batatina po e synon së paku vendin e dytë në tabelë.

Gjithsesi, trajneri llapjan që njihet me deklarata interesante, sonte e ka lëshuar një tjetër “bombë” ku pas fitores ai në Facebook shkroi. “Me formën momentale që kemi tash edhe Romën e Mourinhos e kishim deklasuar futboll

Forca djema, Vazhdojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *