Kosova synon të shkruajë historinë, fitorja ndaj Malit të Zi do t’i afronte në Kampionatin Evropian

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të luajë sonte njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të saj.

Djemtë tanë përballen me Malin e Zi, në kuadër të grupit tetë të fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.

Fitorja e Kosovës do të dërgonte hendbollistët pranë ëndrrës për kualifikim në Evropian, që do të ishte arritje historike për një kombëtare ekipore.

Takimi luhet në ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Shkaku i pandemisë Covid 19, ndeshja zhvillohet pa praninë e shikuesve.

Pas katër ndeshjeve të luajtura, Kosova ndodhet e treta në grup me 3 pikë sa ka edhe Rumania e dyta. Suedia është e para me 6 pikë, kurse Mali i Zi ndodhet i fundit me 2 pikë nga tri ndeshje. Dy të parat sigurojnë kualifikimin, kurse katër kombëtaret me më së shumti pikë nga vendet e treta të 8 grupeve, po ashtu kualifikohen në Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *