Champions League: Sytë e gjithë globit sonte drejt Parisit

Neymar e Mbappe zbresin sonte në stadiumin “Parc des Princes” në Paris për një tjetër mision të madh.

PSG po e synon finalen e dytë rresh të Ligës së Kampionëve dhe pa një mbrëmje spektakolare të këtyre dy yjeve, kjo gjë pothuaj është e pamundshme.

Mysafirë i francezëve do të jetë një skuadër miliardere me një trajner të jashtëzakonshëm. Manchester City i Pep Guardiolas po e kërkon për herë të parë në histori finalen e Ligës së Kampionëve, dhe meqenëse kurrë më herët nuk ka qenë më afër, me të drejtë pritet që ata të japin gjithçka që kanë për ta arritur fianlen.

Ndeshja PSG – City, është e para në kuadër të gjysmëfinales e Ligës së Kampionëve dhe të dyja skuadrat do të bëjnë gjithçka për të marrë një rezultat sa më të favorshëm për ballafaqimin kthyes. Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe pritet të sjellë një lojë spektakolare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *