Juventusi nuk ndalet as një pjesën e dytë, Ronaldo shënon golin e dytë personal

Juventusi e ka nisur pjesën e dytë shumë mirë, duke shënuar që në fillim të saj për 3-0.

Fillimisht Juventusi shënoi në minutën e 12-të me një penallti të fituar nga Cristiano Ronaldo, e që u kthye në gol, pikërisht nga portugezi.

Në minutën e 20-të rezultati shkoi në 2-0 pas një aksioni të bukur mes Juan Cuadrados dhe Weston McKennie.

Ky i fundit me një goditje akrobatike shënoi një gol shumë të bukur.

Në pjesën e dytë Juve fitoi edhe një penallti pasi me dorë luajti Lengelet, ndërsa gjyqtari pasi e shikoi VAR-in vendosi për penallti.

Ronaldo sërish ishte i saktë për 3-0 nga pika e bardhë në minutën e 52-të.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *