E PABEUSESHME AJO QË NDODH: Basaksehir nuk del nga dhomat e zhveshjes, zbulohet motivi! PSG bën nxehje 23 minuta në tunel

Ndeshja midis Paris Saint-Germain dhe Basaksehir duhet të riniste së shpejti, por ende ka pritje…

Skuadrat pritet të kthehen në fushë, por kanë kërkuar vendosmërisht që zyrtari i katërt të mos bëjë të njëjtën gjë.

UEFA ka njoftuar që ndeshja duhet të rifillojë: organi më i lartë i futbollit kishte dhënë gjithashtu afat kohor, ora 22:00, por lojtarët e Basaksehir janë ende të mbyllur në dhomën e tyre të zhveshjes, ndërsa lojtarët e PSG dolën dhe pritën 23 minuta në tunel, madje duke bërë pasime me top dhe mbajtur trupin nxehur.

Motivi pse Basaksehir nuk del nga dhomat e zhveshjes është sepse kërkon që arbitri i katërt të qëndrojë te dhoma e arbitrave dhe jo të futet te dhoma e VAR duke u zëvendësuar nga kolegu i tij, siç edhe u vendos aktualisht nga delegati i UEFA-s.

Por, UEFA nuk mund ta përjashtojë nga detyra sonte të katërtin, sepse nuk ka arbitër tjetër te dhoma VAR dhe nuk lejohet me vetëm 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *