Juventusi arrin me shumë vështirësi të mposht Ferencvarosin e Myrto Uzunit

Juventusi ka arritur me shumë vështirësi të mposhtë Ferencvarosin në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve me rezultat 2-1.

Pas vetëm 19-të minutash lojë në Allianz Stadium, Myrto Uzuni i shënoi Zonjës së Vjetër një gol të bukur, me një asistim të Nguen,

Por, mysafirët nuk arritën të mbanin epërsinë e krijuar, pasi Cristiano Ronaldo (35′) i barazoi shifrat në 1-1 me një shërbim të Juan Cuadrados.

Në 45 minutat e dytë, Juventusi tentoi të dilte në eposi, mirëpo Ferencvarosi nuk lejoi hapësira.

Majde, mysafirët në disa raste merrnin edhe zemër, duke dalë përpara për të rrezikuar kampionin nga Serie A.

Në sekondat e fundit të takimit, Juventusi arriti që të përmbyste rezultatin me anë të Alvaro Moratas që shënoi në minutën e 90+2.

Me këtë barazim, Juventusi është në vendin e dytë me 7 pikë, pesë më pak se Barcelona, Ferencvarosi me dy dhe Dinamo Kievi me një.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *