Fitojnë Man United dhe PSG

Manchester United dhe Paris Saint Germain kanë shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Basaksehir, respektivisht RB Leipzig.

Manchester United ka mposhtur 4:1 Basaksehir, ndërsa PSG, 1:0, RB Leipzig.

‘Djajtë e Kuq’ patën një pjesë të parë fantastike, ku shënuan tre gola.

Bruno Fernandes (7’ dhe 19’), Marcus Rashford (35’) dhe Daniel James (90′) shënuan për Manchester Unitedin.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Deniz Turuc.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, PSG-së i ka mjaftuar një gol i Neymar nga penalltia në minutën e 11’, për fitoren 1:0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *