Jorginho te Arsenali

Skuadrën do ta ndërrojë, por nga Londra nuk do të largohet.

Transferimi i Jorginhos nga Chelsea te Arsenali është punë e kryer. Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, “gunners” do të paguajnë rreth 12-të milionë paund për mesfushorin italian, i cili do të nënshkruaj kontratë të vlefshme deri në vitin 2024.

31- vjeçari ka përvojë të madhe në supe dhe pritet të jetë një ndihmesë e madhe për londinezët në arritjen e objektivave.

Ndër të tjera, gjatë karrierës së tij, Jorginho e ka fituar Kampionatin Evropian, Ligën e Kampionëve dhe Premierligën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *