Barcelona tenton ‘goditjen’ e madhe, duan transferimin e Amrabat në minutat e fundit të merkatos

Nga Spanja janë të bindur se Barcelona do të bëjë një sulm të minutës së fundit për të transferuar Sofyan Amrabat të Fiorentinës.

Sipas asaj që raporton Marca, mesfushori maroken mund të jetë “goditja bombastike” të orëve të fundit.

Blaugranasit duan t’i ofrojnë Violës një huazim me të drejtë blerjeje për 35 milionë euro.

Amrabat shkëlqeu me Marokun në Kupën e Botës dhe tashmë ka rritur interesimin e klubeve evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *