“Jam krenar që e përfaqësojë shtetin tim”, Vedat Muriqi uron Kosovën për përvjetorin e pestë të pranimit në UEFA

Kosova sot ka shënuar përvjetorin e pestë prej se është pranuar në shtëpinë më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA.

Kosova ia doli që me 28 vota pro, 24 kundër të bëhet anëtarja e 55-të e UEFA-s.

Urimet e shumta kanë ardhur në adresë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nga figurat e njohura të futbollit dhe jo vetëm.

Top sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi përmes një video të publikuar në faqen zyrtare të FFK-së ka uruar për këtë përvjetor.

Muriqi gjatë fjalimit të tij është shprehur krenar që e përfaqëson shtetin e Kosovës.

Sulmuesi i Lazios ka premtuar se do të bëjë gjithçka për Kombëtaren “dardane”.

Ky është fjalimi i plotë i Vedat Muriqit për pesë vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA:

https://fb.watch/5fUZWh-_b-/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *