E ardhmja e Ramos te Reali? Legjenda e klubit ka një apel publik për Perez

Fernando Hierro i ka kërkuar Real Madridit që të hartojë një marrëveshje të re për Sergio Ramos, i cili beson se e meriton shansin për t’i dhënë fund karrierës së tij në kryeqytetin spanjoll. Vendi i Ramos në historinë e “Los Blancos” ka qenë prej kohësh i sigurt, me spanjollin që ka luajtur një rol kryesor në një nga periudhat më të suksesshme të klubit, por tani po iu afrohet javëve të fundit të kontratës aktuale.

Presidenti Perez ende nuk ka arritur një marrëveshje rinovimi me kapitenin, teksa Hierro apelon që qendërmbrojtësi me fuqi golashënuesi të mbetet në “Santiago Bernabeu” edhe për vitet që vijnë: “Unë do të doja që Ramos të vazhdonte te Reali për gjithçka që është dhe atë që përfaqëson. Le të përfundojë karriera e tij sportive këtu. Si lojtar i Real Madridit dhe si kapiten i ekipit kombëtar ai kontribuon shumë.

Sergio ka një cilësi lidershipi që është shumë e nevojshme në çdo skuadër. Ky është një vit shumë i veçantë për të. Ai është një djalë që transmeton shumë dhe gjithçka të mirë. Është shembullor dhe do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm në Kampionatin Europian të ardhshëm për Spanjën”.

Presidenti Florentino Perez adresoi spekulimet e vazhdueshme për të ardhmen e Ramos muajin e kaluar, duke pranuar se një vendim përfundimtar ende nuk është marrë mes pasigurisë financiare të shkaktuar nga kriza e Covid-19: “Unë e dua Sergio Ramos, por jemi në një situatë shumë të keqe financiare te Real Madridi. Askush nuk mendon për paratë në klub. A do të largohet ai nga Reali? Unë nuk e thashë këtë. Shumë gjëra mund të ndodhin. Ne do të mendojmë për këtë në fund të sezonit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *