Ismet Munishi flet pas debutimit te Gjilani, ka një dedikim për fitoren dhe paralajmërim për ekipet kundërshtare

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve dhe fitoren ndaj Trepçës ’89.

Gjilani ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Superligën e Kosovës.

Kjo fitore vjen në debutimin e trajnerit të ri, Ismet Munishi, i cili ka përgëzuar lojtarët e tij dhe fitoren ia ka dedikuar tifozëve të klubit, “Skifterave”.

“Kualiteti i skuadrës nuk përkon me pikët që i kemi dhe ecurinë që ka qenë”, ka thënë fillimisht Munishi pas ndeshjes.

“Mua më ka interesuar me hap një faqe të re. Kjo ka qenë fitore e futbollistëve, nuk kemi pas kohë për me punuar gjatë, por kanë tregu dëshirë të flaktë për luftë, me kanë dhënë emocione me këtë lojë, luftë e angazhim”.

“Djelmoshat e deshën fitoren shumë. Fitoren ia dedikoj tifozëve “Skifterat””.

“Kanë me pas problem ekipet kush luan me neve në Superligën e Kosovës”, përfundoi trajneri i ri i Gjilanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *