Humbja nga Sllovakia në Bratisllavë, kjo është renditja tabelore në grupin e Kosovës

Është mbyllur ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës në kuadër të fazës paraeliminatore të Kupës së Botës 2023.

Ndeshja e sontme u zhvillua në kryeqytetin sllovak, Bratisllavë.

Pas katër çerekëve, Sllovakia e fitoi ndeshjen ndaj Kosovës me rezultat 91:67.

Përkundër humbjes, Kosova mbetet në vendin e dytë në tabelë me katër pikë të tubuara – dy fitore dhe një humbje.

Kurse, Sllovakia ndodhet në vendin e tretë me tre pikë.

Pas ndeshjes me Sllovakinë, Kosova do të përballet me Islandën në Prishtinë. /Zeri.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *