Dinamo Zagreb e Lirim Kastratit, hap të madh drejt kualifikimit në Europa Ligë

Dinamo Zagreb ka shënuar një fitore të madhe sonte si mysafirë të skuadrës austriake Wolfsberger me rezultat 0-3. Lirim Kastrati ka luajtur në këtë ndeshje për 90 minuta dhe ka treguar disa herë që di të jetë i rrezikshëm para portës kundërshtare

Dinamo Zagreb ka shënuar një fitore të madhe në Austri sonte kundër skuadrës Wolfsberger.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me rezultat 0-0 ku skuadra vendase ishte shumë më e mirë.

Në pjesën e dytë skuadra kroate ishte dukshëm më e mirë dhe e dominoi skuadrën austriake.

Goli i parë për Dinamon erdhi në minutën 60-të ku shënoi Majer.

Dinamo do të shënonte golin e qetësisë në minutën e 75, kësaj radhe me partnerin në sulm të Kastratit, Petkovic i cili u asistuar nga Ademi.

Goli i tretë për Dinamon erdhi në minutën e parë shtesë të takimit dhe atë e shënoi Ivanusec.

Në ndeshjen tjetër të Grupit K, CSKA Moska-Feynord ndanë pikët.

Pikërisht kundër Feyenord do të luajë Dinamo e Zagrebit në ndeshjen e ardhshme dhe atë si mysafirë.

Në rast të një fitoreje, Dinamo Zagreb do të kalonte në mesin e 32 skuadrave më të mira të Europa Ligës dhe atë nga një grup i vështirë ku janë Wolfsberger, CSKA Moska dhe skuadra holandeze Feyenord.

Momentalisht asgjë nuk ka përfunduar. Dinamo është në vendin e parë me 8 pikë, pas saj Feynord me 5 pikë, Wolfsberger ka 4 kurse në vend të fundit është CSKA Moska me 3 pikë.

Praktikisht deri me tani të gjitha skuadrat janë në lojë për kualifikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *