Gramoz Vokrri rrëfehet: Shaqiri ishte shumë afër të bashkohej me Kosovën

Djali i Fadik Vokrrit, legjendës kosovare të futbollit, Gramoz Vokrri ka treguar një detaj interesant për Xherdan Shaqirin.

Para disa ditësh u bënë pesë vite nga pranimi i Kosovës në UEFA.

Atëbotë, sapo u dha lajmi për pranimin e Kosovës, kërkesat e tifozëve për bashkimin me Kombëtaren të futbollistëve kryesorë si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami etj, ishin të menjëhershëm.

Sidoqoftë, historia dihet, por sipas Vokrrit, Shaqiri ishte shumë pranë të bashkohet me Kombëtaren.

“Xherdan Shaqiri deri në momentin e fundit, deri një ditë para vendimit të UEFA, ka qenë shumë afër për tu bashkuar me Kombëtaren e Kosovës”, tha ai.

“Ai nuk u bashkua, sepse nuk kishim siguri nga organet e FIFA-së se a do të pranohet kërkesa e tij apo jo, d.m.th nuk kishte një vendim të prerë nga ata. Shaqiri rrezikonte të humbte shumë gjëra, jo vetëm vendin në Kombëtaren zvicerane”, përfundoi Gramoz Vokrri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *