Futbollisti shqiptar gjithnjë e më afër bashkimit me Milanin

Presidenti i Empolit Fabrizio Corsi, konfirmon se Fabiano Parisi kërkohet nga Interi , ndërsa lë të kuptohet se Milani ka avantazhin për Kristjan Asllanin.

“Toskanët” u promovuan si fitues të titullit të Serisë B verën e kaluar dhe siguruan vendin e tyre në ligën më të mirë.

Disa nga talentet e tyre të rinj ranë në sy të klubeve më të mëdha dhe pritet të kalojnë në sezonin e ardhshëm.

“Asllani fitoi vendin e tij në Serie A, i bindi të gjithë dhe ne shpresojmë ta mbajmë edhe për një vit tjetër”, tha Corsi për Radio Marte.

“Për fat të mirë, prioriteti ynë është më shumë ndërtimi i një skuadre të fortë sesa rimbushja e arkës së klubit.”

Sipas ekspertit të transferimeve të Sportitalia dhe Gazzetta dello Sport, Alfredo Pedullà, kjo i jep Milanit dorën e sipërme ndaj Interit, sepse “kuqezinjtë” po planifikojnë të blejnë Asllanin dhe më pas ta lënë atë në huazim te Empoli për sezonin 2022-2023.

Asllani, 20-vjeçar është i lindur në Elbasan të Shqipërisë, ndërsa është prodhim i akademisë së Empolit.

Mesfushori shqiptar ka 22 paraqitje këtë edicion, derisa ka regjistruar një gol dhe një asistim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *