FFK publikon datën e nisjes së sezonit të ri në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar datën e nisjes së sezonit të ri në Superligën e Kosovës.

Edicioni i ri i garave 2022/23 në futbollin e Kosovës do të nisë në fundjavën e dytë të muajit gusht.

BKT Superliga garat do t’i fillojë më 13 gusht, derisa Liga e Parë më 20 gusht.

Kujtojmë që sezoni aktual është në përfundim, ndësa kampioni i këtij viti është shpallur FC Ballkani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *