Formacioni zyrtar i Kosovës për ndeshjen ndaj Qipros

Kosova dhe Qipro do të përballen sonte në kuadër të Ligës së Kombeve.

Tashmë pa objektiva për ta fituar grupin, Kosova synon fitoren që të mbetet në Ligën C dhe të mos bie në një ligë më poshtë.

Megjithatë, nuk do ta ketë aspak të lehtë kjo për faktin se edhe mysafirët me një fitore të mundshme do të shpëtonin nga rënia, kurse kjo gjë do ta rrezikonte jashtë mase Kosovën, e cila do të duhej të shpresonte pastaj për humbje të Irlandës së Veriut ndaj Greqisë.

Ky është formacioni zyrtar i Kosovës për këtë takim.

Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani,Fazlijii, Muslija, Celina, Rashani, Muriqi, Zeneli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *