Barcelona nis misionin për shkëmbimin e Depayt me sulmuesin e Liverpoolit

Barcelona ka shprehur interesim serioz për Roberto Firminon.

Madje, klubi katalunas raportohet se është duke punuar për ta sjellë brazilianin në “Camp Nou”.

Sipas “SPORT”, Barcelona është duke punuar për të arritur një marrëveshje shkëmbimi mes Depayt dhe Firminos.

Mediumi spanjoll bëri të ditur se Barça po punon për ta realizuar këtë lëvizje që në afatin kalimtar të janarit.

Kontratat e të dy futbollistëve në fjalë me klubet e tyre respektive skadojnë më 30 qershor 2023.

Depay ishte i lidhur me një largim nga Barcelona edhe në verën e këtij viti, por në fund mbeti në “Camp Nou” – ashtu siç ndodhi edhe me Firminon e Liverpoolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *