Aro Muric me shumë gjasë nuk luan ndaj Qipros, ky pritet të jetë zëvendësuesi i tij në portën e Kosovës

Portieri i Kosovës, Aro Muric nuk pritet të luajë në ndeshjen e sotme ndaj Qipros.

Ai nuk është stërvitur deri më tash me skuadrës dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë jashtë këtij takimi.

Samir Ujkani thuhet se do të jetë titullar në portën e Kosovës, duke e zëvendësuar portierin Muric.

Kosova në këtë duel synon vetëm tre pikët, pasi çdo rezultat tjetër do të ishte “dështim”, pas dështimit ndaj Irlandës së Veriut në fundjavën e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *