Fituan Copa del Rey, vjen reagimi epik nga trajneri i Real Sociedad

Real Sociedad triumfoi në finale të Copa del Rey ndaj Athletico Bilbaos.

Real Sociedad ngriti trofeun e Copa del Rey pas plot 34 vitesh “thatësire” në klubin bask, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, trajneri i Real Sociedad, Imanol Alguacil duke folur në konferencën për shtyp ndaloi dhe kërkoi falje paraprakisht për veprimin.

“Po bëhem nga një trajner profesional në një amater”, tha ai.

Më pas Alguacil veshi një fanellë të klubit dhe një shall, ku filloi të bërtasë dhe të falënderojë të gjithë klubin dhe njerëzit që e ndihmuan.

Ajo çka ra në sy ishte euforia e trajnerit, që në fakt e bëri paksa të çuditshëm këtë aspekt.

Më poshtë mund të shihni momentin epik të trajnerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *