Ish futbollisti i Premier Ligës trafikant droge, importoi 2 ton kokainë – dënohet me 11 vite burgim

Ish-futbollisti i Sauthempton dhe Portsmuth, kolumbiani Jhon Viafara, është dënuar nga një gjykatë në Teksas me 11 vite burg, si është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për trafikun e drogës.

42-vjeçari Viafara, i cili ka luajtur 34 ndeshje me përfaqësuesen e vendit të tij, para se të ekstrasdohej për në SHBA kishte pranuar se kishte qenë pjesë e marrëveshjes për të trafikuar 5 kilogram kokainë. Por Teksas mbi të rëndoi edhe akuza se kishte qenë pjesëmarrës në importimin e 2 ton kokaine, me vlerën e rreth 30 milionë dollarëve.

“I akuzuari i kishte të gjitha, famën ndërkombëtare, pasurinë dhe statusin. Por pavarësisht kësaj, ai zgjodhi të përdorte talented edhe në zanatin e keq të tregtisë së drogës”, shpjegoi prokurori amerikan Nikolas Ganjel. Hetimet rreth Viafara kishin filluar tri vite më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *