“Si mund ta aktivizosh në një ndeshje 14-0?!”, Mihajlovic i tërbuar me trajnerin e Kombëtares

Sinisa Mihajlovic ishte mjaft i acaruar pas ndeshjes ndaj Interit, të cilët Bologna e tij e humbi me shifrat 0-1. Si të mos mjaftonte humbja, trajneri serb ishte shumë i nervozuar edhe për dëmtimin e Tomiyasu, i cili është një ndër lojtarët më të mirë të Bolognës.

Mihajlovic iu drejtua Kombëtares së Japonisë shumë i acaruar, duke thënë se nuk e kupton se si mund të luajë Tomiyasu në një ndeshje të fituar 14-0. Japonia mundi Mongolinë 14-0 në kualifikueset e Botërorit, dhe Mihajlovic shtoi se në atë ndeshje nuk ishte e nevojshme të luante Tomiyasu.

“Nuk e kuptoj, sinqerisht nuk e kuptoj! Pse duhet të luante Tomiyasu për Japoninë? Seriozisht i nevojitej në lojë patjetër? Ata fituan 14-0! Edhe unë do të kisha shënuar ndaj Mongolisë! Tani Tomiyasu është i dëmtuar, nuk e kuptoj këtë gjë”, përfundoi Mihajlovic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *