Tifozët e futbollit janë tallur me statujën e re të Sergio Agueros jashtë stadiumit Etihad të Manchester Cityt , ndërsa mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, bëri shaka në rrjetet sociale duke thënë se i ngjante më shumë atij sesa argjentinasit.
10 vjet pas golit të tij ikonik të minutës së fundit kundër QPR që i dha Cityt titullin e parë të Premierligës, Aguero u nderua nga skuadra blu e Mançesterit me një statujë.
Aguero ishte i pranishëm në Etihad ditën e djeshme kur u zbulua statuja, mirëpo një numër i madh tifozësh u shprehën se ajo i ngjante më shumë Kroos sesa ish-sulmuesit të Cityt.
Vetë Kroos iu përgjigj me shaka një postimi në Tëitter ku shihej imazhi i statujës. Në postim shkruhej: Sergio është këtu’, ndërsa mesfushori gjerman u përgjigj: ‘Je i sigurt’
Fansat gjithashtu reaguan në mediat sociale për të bërë krahasime midis statujës dhe Kroos. Një mbështetës shkroi: ‘E çuditshme që ata i kërkuan Agueros të zbulonte statujën e Toni Kroos’.
“Jam vetëm unë apo kjo statujë ngjan më shumë si Kroos sesa Aguero?” ka shkruar një fans tjetër.
A e keni parë atë statujën e Toni Kroos në stadiumin Etihad? Sergio Aguero duhet të jetë kaq xheloz për Kroos pas gjithçkaje që ai bëri për qytetarët”, tha një tjetër tifoz me shaka.
Aguero shënoi 260 gola në 390 paraqitje për Cityn midis 2011 dhe 2021, duke u vendosur si një nga sulmuesit më të mirë në epokën e Premier League.