Edon Zhegrova zë vend në 11-shen e javës pas golit të jashtëzakonshëm ndaj Luzernit

Talenti i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës zvicerane Basel, Edon Zhegrova, ka realizuar gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Luzernit.

Baseli siguroi tri pikët e para në kampionat dje, pasi mundi me rezultat 3:2 Luzernin.

Goli i dytë për Baselin u shënua nga Edon Zhegrova, pas një sërë driblimesh fantastike.

Kjo paraqitje pozitive e lojtari të Kosovës ka bërë që ai të zgjidhet mes më të mirëve në kampionatin e Zcvicrës nga gazeta “Blick”.

Zhegrova është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës. /Zeri.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *