“E shpëton” një grua e moshuar, komisioneri Marcelo kap ndeshjen me Chelsean

Mbrojtësi i majtë i Real Madrid, Marcelo përmbushi detyrimet e tij si qytetar në zgjedhjet e sotme të Komunitetit të Madridit dhe veproi si komisioner në qendrën e votimit në Alcobendas.

Klubi madrilen ishte përpjekur të bindë Bordin Zgjedhor që të justifikonte futbollistin se nuk duhej të ishte në qendrën e votimit, pasi ekipi duhej të largohej për në Londër në 10:30 të mëngjesit të sotëm përpara gjysmëfinales së Champions League kundër Chelsea, e programuar për nesër.

Fatkeqësisht, justifikimi që Real Madrid dhe lojtari dhanë nuk u konsiderua si një arsye madhore dhe Marcelo duhej të ishte në qendrën e votimit në 8:28 të mëngjesit. Sipas LaSexta, Marcelo qëndroi për të përmbushur detyrimet e tij, derisa një grua e moshuar, e cila ishte zëvendësuese, ofroi ta zëvendësonte atë.

Kështu, fatmirësisht Marcelo ishte në gjendje të kthehej në shtëpi në kohën e duhur dhe të udhëtonte në Londër bashkë me pjesën tjetër të skuadrës së Real Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *